Libri "Lost Connections" -- A mund të krijojme prape lidhje?
- Liliana's Practice
- Apr 2
- 2 min read
Johann Hari përdor 2 kapitujt e fundit të librit duke diskutuar si ne mund të përmirësojmë lidhjet në mënyra që përmirësojnë shëndetin tonë mendor. Më poshtë janë disa këshilla dhe ide të vlefshme nga libri --
"Nëse do te kalosh depresionin, mos e mbaj fokusin ke vetja. Bëhu ne. Bëhu pjese e nje komuniteti. Krijo lidhje me njerezit rreth teje. Bëhu pjesë e dickaje me te madhe se vetja."
Një studim që u be ndoqi jeten e disa njerëzve nga kultura te ndryshme të cilët moren vendimin te benin cfare te mundeshin për t'u bërë më të lumtur brenda një viti. Pas një viti, ata që jetonin në SHBA apo Angli nuk raportuan se ishin më të lumtur se c'kishin qene Shumicën e rasteve ata kishin kërkuar lumturine duke bërë përpjekje të fitonin me shume para, te blenin gjera me te mire, dhe te ndiqnin ngritje ne status.
Në të kundërt, njerëzit që jetonin në Rusi, Japoni ose Kinë raportuan nivele më të larta lumturie pas një viti. Ata në përgjithësi kishin kërkuar lidhje në komunitetin e tyre që të bëheshin më të lumtur. Lidhjet sociale ishin shumë më të fuqishme se statusi, paratë dhe gjerat materiale.
Hari permend diçka tjetër, që ia kishte vene ne dukje një koleg. Kur ne imagjinojmë të shkojmë në parajsë, një pjesë e tablosë për shumicën e njerëzve është se ata do të jenë të rrethuar nga njerëzit qe duan - pjesetaret e familjes dhe shoqerine e ngushte. E megjithatë, ndërsa jemi këtu në tokë, me të dashurit tanë që ende jetojnë, ne shpesh nuk gjejmë kohë të mjaftueshme për t'u parë me njëri-tjetrin. Pse jo? A nuk do të kishte kuptim të përpiqeshim t'i dhuronim vetes atë pjesë të parajsës ndërsa jemi ende këtu në tokë?
Ne shpesh i shohim si problematike ose si semundje ndjenjat qe mund te jene shume normale, si trishtimi, zemërimi ose ankthi. Në vend që të shkojme direkt ke ilacet ose ke menyra si ta shuajë ate ndjenjë, ndoshta duhet të ngadalësohemi dhe të kërkojmë atë që mungon.
Nëse jeni të trishtuar, çfarë ju nevojitet? Çfarë ju ka lënduar?
Nëse keni ankth, me çfarë po përballeni? Dhe me çfarë jeni përballur në të kaluarën që ju ka kushtëzuar t'i shihni disa gjëra si të frikshme ose teper te veshtira?
Nëse jeni të zemëruar, çfarë padrejtësie po luftoni? Nga çfarë po mbroni veten?
Rreshti i fundit i librit është ky:
"Vetëm kur dëgjojmë dhimbjen tonë mund ta ndjekim deri në burimin e saj - dhe vetëm atje, kur mund të shohim shkaqet e saj të vërteta, mund të fillojmë ta kapërcejmë atë."
Comments